Ndërlidhjet

Rice: Hamasi të mos rifillojë dhunën


Sekretarja amerikane e Shtetit i ka tërhequr vërejtjen Hamasit që të mos rifillojë dhunën ndaj Izraelit, pasi një hap i tillë do dëmtonte vetëm palestinezët e Rripit të Gazës.

Grupi islamik palestinez Hamas ka nën kontroll Rripin e Gazës dhe prej disa ditësh bëri publike fundin e armëpushimit 6 mujor me Izraelin.

Condoleezza Rice theksoi se bashkësia ndërkombëtare e ka bërë të qartë se palestinezët duhet të heqin dorë nga dhuna për të realizuar qëllimin e shtetësisë.
XS
SM
MD
LG