Ndërlidhjet

Kriza financiare shkakton viktima politike


Kryeministri i Belgjikës ka ofruar dorëheqjen e qeverisë së tij pas akuzave nga gjykata më e lartë në vend se qeveria ishte përpjekur të ndikonte tek drejtësia lidhur me rastin e një banke.

Mbreti Albert i II-të ka hedhur poshtë kërkesën për dorëheqje.

Fortis, grupi bankar dhe i sigurimeve, e ka dërguar para drejtësisë vendimin e qeverisë belge për t'ia shituar asetet e këtij grupi një banke franceze.

Kjo është dhe viktima e parë politike si pasojë e krizës financiare.
XS
SM
MD
LG