Ndërlidhjet

Irak: Refuzohet ligji për trupat jo-amerikane


Ligjvënësit irakianë e kanë hedhur poshtë propozim ligjin, i cili u mundëson forcave të huaja, përveç atyre amerikane, të mbeten në Irak edhe pas fundit të vitit.

Kjo është e dyta herë që parlamenti e refuzon propozimin e kryeministrit Nuri al-Maliki. Votimi i ardhshëm pritet të bëhet javën e ardhshme.

Kryeministri britanik Gordon Brown ka thënë se Britania planifikon t'i tërheqë 4.100 trupat e saj nga Iraku deri nga fundi i korrikut, 2009, siç qe paraparë me propozim ligjin.

Kur në fund të dhjetorit të skadojë mandati i Kombeve të Bashkuara për operacionet ushtarake në Irak, forcat e vetme të koalicionit që do të mbesin pranë trupave amerikane janë ato nga Australia, Britania, Salvadori, Estonia dhe Rumania.
XS
SM
MD
LG