Ndërlidhjet

Teheran: Policia e mbylli zyrën e Shirin Ebadit


Policia iraniane tha sot se e ka mbyllur zyrën e një grupi për të drejtat e njeriut, që udhëhiqet nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.
Qendra për mbrojtjen e të drejtave të njeriut tha se policia i kishte thënë personelit, që të largohet pa rezistencë.

Shirin Ebadi tha se disa policë ishin mbledhur para zyrës në Teheran, por ata nuk kishin treguar ndonjë vendim gjyqësor.

Ky grup ishte kritikues i zëshëm i situatës së të drejtave të njeriut në Iran.
XS
SM
MD
LG