Ndërlidhjet

Moskë: Abbasi nesër takohet me Medvedevin


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, arriti në Moskë, ku nesër pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ky do të jetë takimi i tyre i parë dhe mbahet lidhur me planet e Moskës për ta organizuar një konferencë ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme, gjatë vitit të ardhshëm.

Zoti Abbas, më herët gjatë ditës, vizitoi Çeçeninë, ku ai paralajmëroi "të ardhme të ndritshme" për këtë Republikë ruse, që ka kaluar nëpër dy lufta në vitet e 90-ta.

Ai këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.
XS
SM
MD
LG