Ndërlidhjet

logo-print

Graçanicë: Rihapet zyra e PTS


Ministri për Kosovën në Qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, ai për Pushtetin Lokal, Millan Markoviq, këshilltari i presidentit të Serbisë, Mllagja Gjorgjeviq, dhe drejtori i Postës dhe Telekomit të Serbisë, Goran Qiriq, janë duke qëndruar sot në Graçanicë.

Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë dhe do të zhvillojnë takime me, siç thuhet, kryetarët e komunave të Kosovës qendrore.

Këto struktura komunale nuk njihen nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato kosovare. Rangjell Nojkiq, drejtor i PTT-së së Serbisë për Kosovën, ka thënë se Qeverisë serbe, renovimi i zyrës së postës në Graçanicë i ka kushtuar rreth 90 mijë euro.
XS
SM
MD
LG