Ndërlidhjet

Kreu i ushtrisë së SHBA viziton Pakistanin


Shefi i shtabit të përgjgthshëm të ushtrisë amerikane, admirali Mike Mullan, mbërriti në Islamabad për një vizitë në kohën e marrëdhënieve të acaruara mes Pakistanit dhe Indisë.

India e fajëson grupin militant pakistanez Lashkar e-Taiba për sulmet e muajit të kaluar në Mumbai, që lanë më shumë se 170 të vdekur.

Sot forcat ajrore të Pakistanit fluturuan mbi qytetet kryesore në një stërvitje, të cilën e vlerësuan si pjesë e "vigjilencës" së rritur.

Në fillim të muajit, Islamabadi i akuzoi forcat ajrore të Indisë për shkeljen e hapësirës ajrore të saj mbi Lahore dhe pjesën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani, por India i ka mohuar akuzat.

Sot ministri i Jashtëm i Indisë, Pranab Mukherjee e akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se nuk ushtron mjaft presion ndaj Pakistanit për të luftuar terrorizmin. Ai tha se India pret që qeveria e Pakistanit "të ndërmarrë hapa efektivë për të luftuar elementet brenda Pakistanit, të cilët ende vazhdojnë ta përdorin terrorizmin si instrument të politikës shtetërore".

XS
SM
MD
LG