Ndërlidhjet

logo-print

Lideri bellorus pret ndihmë nga Rusia


Presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Lukashenka sot i bëri thirrje Rusisë që ta ndihmojë vendin e tij, duke thënë se kjo është në interesin e vetë Moskës.

Pas takimit me homologun Dmitry Medvedev, Lukashenka megjithate insistoi se Bellorusia nuk i përgjërohet Rusisë për ndihma.

"Dua që publikisht t'i hedh poshtë të gjitha insinuatat se se Bellorusia pothuaj ka rënë në gjunjë që të lutë për diçka Kremlinin ", tha Lukashenka.

Gazeta ruse Kommersant raportoi se Bellorusia mund të ofrojë të njohë rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë, në këmbim për një çmim më të përshtatshëm për gazin e Rusisë.

Kommersant shkroi se Bellorusia kërkon 3 miliardë dollarë hua nga Rusia.
XS
SM
MD
LG