Ndërlidhjet

Rusia mohon shitjen e raketave S-300 Iranit


Rusia ka mohuar se do t'i japë Iranit raketat tokë-ajër S-300, pas raporteve që u publikuan sot se Moska do t'a furnizojë Teheranin me këtë lloj armatimi.

Agjencia ruse për bashkëpuim teniko-ushtarak tha se raportet për dërgesat e raketave S-300 "nuk korrespondeojnë me realitetin", dhe se çdo shitje e armëve Iranit do të bëhet në bazë të "obligimeve ndërkombëtare.

Agjencia shtetërore ruse Rosoboronexport, tha sot se do ta furnizojë Iranin me armë kundërajrore "mbrojtëse", por nuk tha nëse do të përfshihen raketat e sofistikuara me rreze të gjatë veprimi S-300.
XS
SM
MD
LG