Ndërlidhjet

OEK: Bllokim të mallrave nga Serbia dhe Bosnja


Oda Ekonomike e Kosovës i ka paralajmëruar sot kompanitë kosovare që të përgatiten për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

OE tha se hapi është kundërpërgjigje pasi Serbia dhe Bosnja ndaluan importin dhe tranzitin e mallrave nga Kosova prej 3 dhjetorit, sepse nuk ishte lëshuar dokumentacioni përkatës nga UNMIK-u.

"Nëse Serbia dhe Bosnja vazhdojnë me praktikën e tillë, atëherë institucionet e Kosovës do të detyrohen të marrin masa reciproke për të vendosur ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi e Bosnje" thuhet në deklaratën e Odës Ekonomike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG