Ndërlidhjet

Belgjikë: Mbreti pranoi dorëheqjen e kryeministrit


Mbreti i Belgjikës, Alberti II e pranoi sot dorëheqjen qeverisë të prirë nga kryeministri Yves Leterme, por i kërkoi të mbetet si ushtrues detyre.

Deklarata nga Pallati Mbretëror në Bruksel nuk vë në pah se kush mund ta zëvendësojë kryeministrin Leterme.

Ky i fundit ofroi dorëheqje të premten (19 dhjetor), pas akuzave se bashkëpunëtorët e tij janë orvatur të ndikojnë në vendimin e gjykatës lidhur me kollapsin e grupit të sigurimeve, Fortis.
XS
SM
MD
LG