Ndërlidhjet

logo-print

Kastro pret kreun e flotës ruse


Presidenti i Kubës Raul Kastro është takuar me kreun e flotës ruse që arriti për herë të parë në Kubë pas Luftës së Ftohtë. Në një komunikatë thuhet se takimi u zhvillua në atmosferë miqësore që karakterizon raportet midis dy vendeve. Anija luftarake ruse arriti në Havana të premten si pjesë e turit në Amerikën Latine, duke kaluar përmes kanalit të Panamasë për herë të parë pas Luftës së dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG