Ndërlidhjet

Putin: S'ka më gaz të lirë



"Epoka e gazit të lirë", ka përfunduar për shkak të rritjes së kostos së prodhimit, tha kryeministri rus Vladimir Putin.

Deklarata e Putinit u bë në një takim të vendeve eksportuese të gazit. Njëherësh deklarata vjen në kohën kur raportet Rusi-Ukrainë, për shkak të çmimit të gazit, janë tensionuar. Gazpromi rus përmbush një të katërtën e nevojave të Evropës me gaz, derisa shumica e këtij eksporti kalon nga Ukraina.

Putini kërkoi depolitizimin e rrugëve tranzit të gazit, me referencë të qartë për Kjevin.

"Vendet tranzite nga kalon gazi luajnë një rol të posaçëm në sigurimin e botës me energji. Ato bartin edhe përgjegjësitë për ndërprerjen e funksionit të strukturave tranzite. Kjo fushë duhet të jetë plotësisht e depolitizuar", tha Putini.
XS
SM
MD
LG