Ndërlidhjet

BE: Miliona euro për palestinezët dhe irakianët


Komisioni Evropian ka ndarë 12.4 milionë euro për ndihma ushqimore për Territoret Palestineze dhe Irakun.

Vendimi erdhi pas thirrjes së OKB-së, sipas së cilës popullsitë në këto zona përballen me krizë ushqimore si pasojë e rritjes së çmimeve.

"Shumë palestinezë dhe irakianë varen nga bashkësia ndërkombëtare për të plotësuar nevojat e tyre bazë, veçanërisht ato në ushqime", tha eurokomisioneri për çështjet humanitare, Louis Michel.
XS
SM
MD
LG