Ndërlidhjet

Kosovë: Do bllokojmë mallrat nga Serbia


Kosova do të ndalojë hyrjen e mallrave nga Serbia, nëse Beogradi nuk heq dorë nga politikat, të cilat nuk lejojnë hyrjen e prodhimeve me stampat e Kosovës.

"Nëse një politikë e tillë vazhdon, ne do të vendosim të njëjtat masa si Serbia", tha për agjencinë e lajmeve Reuters, ministri i Tregtisë, Lutfi Zharku.
"Druhem se do të vihemi në pozitë ku do t'i bllokojmë të gjitha mallrat e ardhura nga Serbia", thotë Zharku.

Qeveria e Serbisë ka hedhur poshtë çdo mundësi për ndryshimin e politikave. "Nuk mund të pranojmë prodhimet me stampat e Kosovës", thaOliver Ivanoviç, nga Ministria për Kosovën në qeverinë serbe.
XS
SM
MD
LG