Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Greqi


Mbi 3000 protestues që thërrisnin "Derra, Vrasës" marshuan gjatë ditës rrugëve të Athinës.

Gjatë orëve të para të ditës është qëlluar me armë zjarri një autobus i policisë, por asnjë nga policët nuk është lënduar.
Incidenti ndodhi derisa autobusi kalonte në qendrën universitare të Athinës. Sipas ligjit grek policia e ka të ndaluar të hyjë në territorin e universiteteve pa leje të posaçme nga autoritetet akademike.

Studentët kanë qenë pjesë aktive e protestave që kanë mbërthyer Greqinë që nga 6 Dhjetori, kur një adoleshent grek u vra nga policia.
XS
SM
MD
LG