Ndërlidhjet

Ekipi i Obamas, i pastër në rastin Bllagojeviq


Një hetim i ndërmarrë nga këshilltarët ligjorë të presidentit të ardhshëm amerikan, Barack Obama, ka arritur në përfundimin se ndihmësit e Obamas nuk kanë pasur asnjë diskutim "të papërshtatshëm" me guvernatorin e Illinoisit.

Illinoisi është shteti i Barack Obamas, derisa guvernatori Rod Bllagojeviq akuzohet për korruspion në shkallë të madhe, përfshirë dhe përpjekjet për të shitur vendin e lënë bosh në Senat nga Obama.

Sipas hetimit, shefi i ekipit të Obamas, Rahm Emanuel, ka biseduar me Bllagojeviqin rreth pasardhësit të Obamas në Senat, por diskutimet janë cilësuar si "të rregullta".

Vetë presidenti i ardhshëm amerikan Obama nuk ka diskutuar për pasardhësin e tij në Senat me Bllagojeviqin, por ai ka folur me hetuesit federalë lidhur me rastin.

Bllagojeviq nuk i ka pranuar akuzat dhe refuzon të japë dorëheqjen.
XS
SM
MD
LG