Ndërlidhjet

Moska dhe Beogradi firmosin marrëveshjen energjetike


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, dhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, do të nënshkruajnë sot në Moskë marrëveshjen për shitjen e industrisë së naftës së Serbisë kompanisë Gazprom dhe marrëveshjen për ndërtimin e gazsjellësit nëpër një pjesë të Serbisë.

Beogradi dhe Moska, më 25 janar të vitit 2008, kishin nënshkruar ujdinë energjetike, me të cilën parashihet që 51 për qind e industrisë së naftës të Serbisë t'i shitej kompanisë ruse Gazprom për 400 milionë euro dhe të ndërtohej gazsjellësi nëpër një pjesë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG