Ndërlidhjet

Kryeministri irakian viziton Turqinë


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka arritur në Ankara për bisedime lidhur me luftimin e kryengritësve kurdë dhe për nxitjen e marrëdhënieve të dyanshme.

Pritet që zoti al-Maliki të takohet me presidentin, Abdullah Gul dhe kryeministrin, Recep Tayyip Erdogan.

Al-Maliki thotë se ai i mbështet propozimet e një komiteti të përbashkët të sigurisë për luftë kundër grupit të kryengritësve kurdë, i njohur si Partia Punëtore e Kurdistanit, që ka sulmuar Turqinë nga bazat e saj në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG