Ndërlidhjet

logo-print

Gazpromi rus e bleu NIS-in e Serbisë


Rusia dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshjen për shitjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) kompanisë shtetërore ruse, Gazprom, për 400 milionë euro dhe dokumente për ndërtimin e gazsjellësit "Rrjedha jugore".

Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev dhe ai i Serbisë, Boris Tadiq, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, e cila do të jetë garantuese politike se Serbia do ta fitoj gazsjellësin e përmendur dhe depon nëntokësore të gazit.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se Gazpromi rus do t'i ketë 51% të aksioneve në Industrinë serbe të naftës.
XS
SM
MD
LG