Ndërlidhjet

Teheran: Nëntë vetë janë ekzekutuar me varje


Autoritetet e Iranit kanë ekzekutuar me varje nëntë vetë, që ishin të dënuar për vrasje dhe trafikim droge. Me këto varje numri i të ekzekutuarve në Iran, këtë vit, arriti në së paku 244.

Grupe për të Drejtat e Njeriut, e veçanërisht, Qendra për të drejtat e njeriut e udhëhequr nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, vazhdimisht kanë kritikuar rritjen e numrit të ekzekutimeve.
XS
SM
MD
LG