Ndërlidhjet

Medvedev: Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën


Presidenti Dmitry Medvedev ka deklaruar se Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj lidhur me Kosovën.

"Qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës ka mbetur i pandryshuar", tha zoti Medvedev, pas takimit me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve për energji ndërmjet dy vendeve.

Mëtutje, zoti Medvedev tha se "jemi nisur dhe nisemi nga fakti se pavarësia e njëanshme e Kosovës, po shprehet shumë negativisht në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare".
XS
SM
MD
LG