Ndërlidhjet

Rusia i kërcënohet Ukraniës me sanksione


Agjencitë ruse të lajmeve sot kanë raportuar se presidenti Dmitry Medvedev ka thënë se Rusia mund të vendosë sanksione ndaj Ukrainës nëse ky vend nuk i paguan borxhet për gaz.

Këto komente u bënë pak kohë pasi gjiganti rus i gazit, Gazprom, i përsëriti kërcënimet për ndaljen e furnizimit me gaz për Ukrainën në janar, duke thënë se mospajtimet lidhur me kontratën e kanë arritur shkallën "kritike".

Gazpromi thotë se Ukraina i ka borxh 1.67 miliardë dollarë për gaz dhe 450 milionë dollarë për kamata.
XS
SM
MD
LG