Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Te vendoset paqja në Lindjen e Mesme


Papa Benedikti i XVI në mesazhin e tij me rastin e festës së Krishtlindjeve ka bërë thirrje për Paqe në Lindjen e Mesme. Papa Benedikti tha se qyteti i Betlehemit në Bregun Perendimor është vendlindja e Jezusit si dhë u bëri thirrje gjitha palëve t'i japin fund dhunës dhe urrejtjes në Lindjen e Mesme.

"Le të mendojmë edhe për vendin e quajtur Betlehem, toka në të cilën Jezusi jetoi dhe e deshi aq thellë. Të lutemi që paqja atje të vendoset shpejtë, që urrejtja dhe dhuna të pushojnë. Të lutemi edhe për mirëkuptim të ndërsjellë që do të hapte zemrat e më pas edhe kufijtë" ka thënë Papa Benedikti.
XS
SM
MD
LG