Ndërlidhjet

Festohen Krishtlindjet në Kosovë


Në Kosovë sot po festohen Krishtlindjet. Mesha kryesore është mbajtur mbrëmë në katedralen "Zonja Ndihmtare" në Prizren. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji, ka përgëzuar të gjithë besimtarët katolikë, me dëshirën për paqe, dashuri dhe për mirëkuptim e tolerancë në mes njerëzve. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovë uruan besomtarët duke theksuar se këto janë Krishtlindjet e para në Kosovën e pavarur. Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu i dërgoi telegram urimi Papa Benediktit XVI.
XS
SM
MD
LG