Ndërlidhjet

Ahmadinexhadi mesazh urimi për Krishtlindje


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad është paraparë sot të bëjë një urim për Krishtlindjet në një televizion britanik.

Bazuar në një transkript të mesazhit të tij që transmetohet sonte, Ahmadinexhad do të thotë se nëse Jezu Krishti do të ishte gjallë sot do të kundërshtonte tiraninë e vendeve të fuqishme, luftënxitësit, okupatorët si dhe terroristët në mbarë botën.

Organizata e izraelitëve – britanik si dhe ambasadori i Izraelit në Londër kanë shprehur pezmin e tyre për lejimin e transmetimit të mesazhit të Ahmadinexhadit, duke thëne se Irani mbështet terroristët.
XS
SM
MD
LG