Ndërlidhjet

Barack Obama nderoi amerikanët jashtë vendit


Presidenti i zgjedhur amerikan Barack Obama i bëri thirrje popullit amerikan që t'i vë shpatullat e veta në "rrotën e historisë" në mënyrë që të farkojë ditë më të ndritshme.

Obama i nderoi edhe mijëra amerikanët që shërbejnë jashtë vendit.

"Ndërsa ne e kremtojmë këtë kohë gëzimi, mendimet tona shkojnë tek burrat dhe gratë guximtarë që i shërbejnë vendit tonë larg shtëpisë së tyre. Sakrifica e tyre e jashtzakonshme është frymëzim për të gjithë ne, dhe është pjesë e vijës së papërkulur të heroizmit, i cili e ka bërë të mundur lirinë dhe prosperitetin për më shumë se dy shekuj", tha Obama.
XS
SM
MD
LG