Ndërlidhjet

Pakistani paralajmëron Indinë të mos sulmojë


Pakistani sot e paralajmëroi Indinë të mos ndërmarrë ndonjë sulm kundër tij. Ministri i Jashtëm, Shah Mahmood Qureshi gjithashtu u zotua se Pakistani do të "detyrohej të përgjigjet" ndaj ndonjë vërsulje të forcave indiane.

Komentet e tij pasuan akuzat se aeroplanët luftarakë të Indisë e kanë cënuar hapësirën ajrore të pakistanit, gjë që India e ka mohuar.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar pas sulmeve në Mumbai në nëntor, për të cilët India i fajëson militantët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG