Ndërlidhjet

FDH: Po zvarritet procesi kundër policëve për krime në Kosovë


Fondi për të Drejtën Humanitare ka vlerësuar se "pa nevojë po zvarritet" procesi gjyqësor në Nish kundër dy policëve të akuzuar për vrasjen e shqiptarëve në maj të vitit 1999.

Në njoftimin e këtij Fondi thuhet se polici aktiv, Millosh Simonoviq dhe ish polici rezervist, Dragisha Markoviq, akuzohen për vrasjen e shqiptarit Isa Emini në banesën e tij në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit për këtë vrasje, Simonoviq dhe Markoviq, bashkëshortes së të vrarit ia kishin lidhur duart dhe mbyllur gojën, e pastaj ia kishin vrarë burrin.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka theksuar se probleme të njejta paraqiten edhe në një gjykatë në Pozharevc, ku po udhëhiqet procesi kundër dy pjesëtarëve të Ministrisë së brendshme të Serbisë për vrasjen e tre civilëve shqiptarë.

"Të akuzuarit po mbrohen në liri dhe shpeshherë nuk paraqiten në gjykatë" thotë Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd dhe thekson se "ky proces po zgjatë tash e tetë vite, pa pjesëmarrjen e të dëmtuarve dhe përfaqësuesve të tyre".
XS
SM
MD
LG