Ndërlidhjet

Kabul: Forcat e koalicionit vranë 11 militantë


Koalicioni i Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se forcat e tij kanë vrarë 11 militantë talibanë, përfshirë edhe liderin e një grupi për prodhimin e bombave, gjatë një operacioni në jug të Afganistanit.

Ndërhyrja e djeshme në provincën Kandahar kishte për cak grupin që po i bënte bombat me të cilat janë vrarë ushtarët e NATO-s.

Me këtë rast forcat e koalicionit kanë gjetur shumë mina tokësore, granata, armatim automatike dhe material për bomba.
XS
SM
MD
LG