Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës janë plagosur civilë


Nga sulmi vetëvrasës me makinë bombë kundër një konvoji ushtarak në qytetin perëndimor Herat të Afganistanit, janë plagosur dy civilë të jashtëm, që punonin me policinë afgane dhe një ushtar.

Ushtria amerikane nuk i ka publikuar emrat e civilëve por ka thënë se ata ishin "kontraktorë civilë".

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e udhëhequr nga NATO-ja, njoftoi se në këtë hapësirë më herët ka pasur "viktima ushtarake", por megjithatë, askush nuk ishte vrarë.

Dëshmitarët thanë se dy femra afgane poashtu ishin lënduar lehtë nga sulmi i sotëm në Herat.
XS
SM
MD
LG