Ndërlidhjet

Australia pranon të burgosurit e Guantanamos?


Qeveria e Australisë ka njoftuar se po shqyrton pranimin e të liruarve nga burgu i Guantanamos të cilët kërkojnë strehim. Megjithatë qeveria tha se do të shqyrtojë hollësisht këtë çështje pas kërkesës formale të Shteteve të Bashkuara. Presidenti i zgjedhur, Barak Obama ka premtuar mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë duke ngritur pyetjen se çfarë të bëhet me 250 të burgosurit që mbahen ende pa u gjykuar.
XS
SM
MD
LG