Ndërlidhjet

Tensionohen raportet Indi-Pakistan


Pakistani ka rivendosur trupat në kufi më Indinë duke tensionuar kështu raportet midis dy vendeve. Ndërkohë India ka këshilluar qytetarët e saj të mos e vizitojnë Pakistanin pasi mediat njoftuan se disa indian po mbahen në lidhje me sulmet me bomba në dy qytete të Pakistanit në fillim të kësaj jave. Marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit janë keqësuar pas sulmeve në Mumbai ku mbeten të vdekur 179 persona. India fajësoi për sulmin elemente nga Pakistani. Shtetet e Bashkuara iu kanë kërkuar të dyja palëve të përmbahen nga rritje e tensioneve.
XS
SM
MD
LG