Ndërlidhjet

Hamasi shkrep raketa drejt Izraelit


Franca dhe Rusia i kanë bërë thirrje Izraelit që t'i ndërpresë sulmet ajrore në Ripin e Gazës, ndërsa Hamasi t'i ndërpresë sulmet raketore kundër Izraelit.

Izraeli sot ndërmorri sulme ajrore kundër militantëve të Hamasit në rreth 30 lokalitete të Rripit të Gazës.

Armata tha se në shënjestër ka qenë "infrastruktura terroriste".

Televizioni Al Jazeera, citoi kreun e spitalit në Gaza të ketë thënë se më shumë se 120 njerëz kanë vdekur dhe 200 të tjerë janë plagosur në sulmet.
Burime tjera dhanë shifra më të pakta të viktimave.

Zzëdhënësja e ushtrisë izraelite tha se forcat e armatosura mund ta sulmojnë udhëheqësinë e Hamasit si pjesë e ofenzivës së tyre në Rripin e Gazës.

Hamasi u përgjigj me të paktën 24 raketa që i shkrepi në jug të Izraelit. Një person e humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, kur raketa goditi një shtëpi në Netivot, 10 km në perëndim të Rripit të Gazës.

XS
SM
MD
LG