Ndërlidhjet

logo-print

Gaza: 195 të vrarë nga sulmet izraelite


Aeroplanët luftarakë të Izraelit kanë ndërmarrë sot sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Zyrtarë të mjekësisë thanë se të paktën 195 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Sulmet ishin më shkatërrueset në Gaza në disa dekadat e fundit. Vërsuljet u bënë pasi skadoi armëpushimi me Hamasin dhe u shpeshtuan raketimet dhe zjarret me mortaja kundër Izraelit.

Armata izraelite tha se sulmet ishin drejtuar kundër "infrastrukturës terroriste", dhe shtoi se në ofenzivë mund të sulmohet edhe udhëheqësia e Hamasit.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca kanë bërë thirrje për ndërprerjen e armiqësive.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak tha se operacioni në Gaza do të vazhdojë "të zgjërohet".

Hamasi është zotuar për hakmarrje.

Liga Arabe ka bërë thirrje për një takim emergjent të dielën në Kairo, për t'i diskutuar zhvillimet e sotme në Gaza.
XS
SM
MD
LG