Ndërlidhjet

Afganistan: 5 të vrarë në sulmin vetëvrasës


Autoritetet afgane thanë se një sulmues vetëvrasës ka sulmuar sot një postbllok të policisë në Afganistan, duke vrarë tre oficerë policie dhe dy civilë.

Njoftohet se pesë persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi, i cili ka ndodhur afër qytetit Kandahar.

Në zhvillime tjera, forcat e koalicionit dhe ato afgane thanë se kanë vrarë gjashtë militantë gjatë patrullimi në provincën Helmand, rajoni më i trazuar vendit.

Më shumë se 6 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kryengritjes në Afganistan gjatë vitit 2008.
XS
SM
MD
LG