Ndërlidhjet

Vazhdojn sulmet e Izraelit, mbi 200 të vrarë


Goditjet ajrore të Izraelit në Rrypin e Gazës janë duke vazhduar edhe sot. Radio stacioni i Hamasit ka bërë të ditur se aeroplanët izraelit kanë shkatërruar një xhami në afërsi të qytetit të Gazës dhe kanë vrarë e plagosur shumë persona. Këto raporte deri më tash nuk janë konfirmuar nga mediat tjera.
Ndërkohë është tubuar Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar situatën në Gazë.

Dje aeroplanët izraelit zbrazën më shumë se 100 tonelata bomba në Rrypin e Gazës duke vrarë më shumë se 200 palestinezë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, ka hedhur posht armëpushimin me Hamasin dhe ka shtuar se sulmet janë përgjegje për goditjet me raketa të Hamasit që një javë më parë shkeli armëpushimin gjashtë mujor.

Bashkimi Evropian, Vatikani dhe ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme Toni Bler kanë ftuar për rivendosje të paqes, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Hamasin.
XS
SM
MD
LG