Ndërlidhjet

KS i OKB-së fton për armëpushim


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shfaqur brengosje serioze për shkallëzimin e situatës në Gazë dhe ka ftuar Izraelin dhe palestinezët që menjëherë të ndalin dhunën.

Zyrtarët palestinezë thonë se 271 veta janë vrarë, ndërsa rreth 700 janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në Gazë.
Këshilli i Sigurimit në një takim të jashtëzakonshëm ka vënë në pah nevojën e rikthimit të armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe grupit islamist Hamas.

Ndërkohë Izraeli heret në mëngjes kanë nisur sulme të reja ajrore në Rrypin e Gazës duke vrarë 6 veta.
Izraeli pohon se goditjet ajrore janë përgjigje sulmeve me raketa që i kishte filluar më heret Hamasi.
XS
SM
MD
LG