Ndërlidhjet

Sarajevë: Hajni kërkon mëshirë nga Zoti


Shtypi i Sarajevës ka raportuar se një person, deri më tash i panjohur, ka hyrë në një xhami, ka vjedhur para të dedikuara për qëllime humanitare dhe ka lënë një shkrim përmes të cilit nga Zoti kërkon falje për këtë veprim.
Imami i xhamisë në fshatin Han Ploqë thotë se hajni ka lënë një letër në të cilën shkruante:"I dashur Zot, më mëshiro për vjedhjen e këtyre parave".
Imami nuk ka treguar se sa para kishte vjedhur hajni.
XS
SM
MD
LG