Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Paraqetet kërkesa për hetime kundër 17 shqiptarëve


Prokuroria e Serbisë për krime të luftës ka paraqitur sot kërkesën për zhvillimin e hetimeve kundër 17 ish pjesëtarëve të ish UÇK-së, të akuzuar për krime në Gjilan në vitin 1999.

Ata gjatë ditës është dashur të japin deklarata. Raportohet se disa prej shqiptarëve të akuzuar kanë dhënë deklarata, ndërsa disa të tjerë janë mbrojtur në heshtje.

Prej 17 shqiptarëve të akuzuar nga Serbia, janë arrestuar 10 vetë, ndërsa 7 të tjerë ndodhen në arrati.
XS
SM
MD
LG