Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Janë zënë të burgosurit e arratisur


Dy pjesëtarë të al – Kaidës, që kishin ikur nga një burg në Irak, janë zënë. I arratisuri i tretë ishte vrarë nga policia irakiane.

Me arrestimin e sërishëm të këtyre dy personave përfundoi një zhvillim dramatik, që filloi të premten herët në mëngjes, kur tre të burgosur, pjesëtarë të al-Kaidës, ia dolën të iknin nga burgu në stacionin e policisë në Forsan, duke nxitur të shtëna me armë nga të cilat u vranë 13 militantë dhe policë.
XS
SM
MD
LG