Ndërlidhjet

Bagdad: Gjykohen bashkëpunëtorët e Saddamit


Në një gjykatë në Bagdad ka filluar procesi kundër ish zëvendës kryeministrit irakian, Tareq Aziz, kushëririt të Saddam Husseinit, Ali Hassan al-Majid dhe kundër më tepër se 20 vetëve të akuzuar se i kanë shtypur partitë politike gjatë qeverisjes së partisë Baath.

Në akuza përfshihen edhe arrestimi i dhjetëra mijëra anëtarëve të partive politike të Irakut, dërgimi i tyre në burg dhe shpeshherë ekzekutimi i tyre, ndërmjet viteve 1981 dhe 2003, kur u përmbys Saddam Husseini.

Ali Hassan al-Majid, i njohur edhe si "Ali Kimiku" tashmë dy herë është dënuar me vdekje.
XS
SM
MD
LG