Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli vazhdon bombardimin e Gazës


Ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës ka hyrë në ditën e tretë. Së fundi, aeroplanët izraelitë kanë bombarduar Universitetin Islamik dhe Qeverinë e Hamasit.
Izraeli ka vrarë rreth 298 palestinezë gjatë ofensivës në qytetin e Gazës.

Dje, Izraeli u bëri thirrje 6 mijë rezervistëve përderisa ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, paralajmëroi se operacionet tokësore mund të fillojnë nëse nuk ndalen sulmet me raketa në territorin izraelit.

BE-ja dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndalje të dhunës.
XS
SM
MD
LG