Ndërlidhjet

Hezbollahu i gatshëm për luftë me Izraelin


Lideri i grupit militant Hezbullah u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të jenë në gjendje gatishmërie në rast të sulmeve izraelite në Liban.

Sheik Hasan Nasrallah tha se Hezbullahu është i gatshëm të konfrontohet me secilin agresor të Libanit, si dhe premtoi se grupi nuk do t'i lë vetëm palestinezët e Hamasit.

Hezbullahu ka luftuar 34 ditë me Izraelin gjatë vitit 2006, luftë kjo nga e cila u vranë 1 mijë e 200 njerëz në Liban dhe 159 në Izrael.
XS
SM
MD
LG