Ndërlidhjet

Moskë: Stalini shumë i popullarizuar


Diktatori sovjetik, Josef Stalin, është votuar nga rusët si një ndër figurat më të popullarizuara historike.

Përkundër urisë dhe spastrimit që shënon sundimin e tij, rusët, përmes një votimi mbarëpopullor, e vlerësuan Stalinin në tre vendet e para.

Në krye të listës doli lideri ushtarak, Aleksander Nevsky, i përcjellë nga reformisti i fillimshekullit të 20-të, Pyotr Stolypin.

Anketa u realizua nga televizioni shtetëror rus për më shumë se gjashtë muaj, ndërkaq votuan rreth 50 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG