Ndërlidhjet

Shqiptarëve të arrestuar u caktohen 30 ditë burg


Një gjykatës në Beograd u ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh shqiptarëve të arrestuar në Luginën e Preshevës.

Autoritetet e Serbisë i akuzojnë ata për krime të luftës në rajonin e Gjilanit në vitin 1999.

Zëdhënësja e gjykatës për krime lufte, Ivana Ramiç tha se paraburgimi është caktuar sepse të dyshuarit mund të largohen nga vendi.

Raportohet se disa prej shqiptarëve të akuzuar kanë dhënë deklarata, ndërsa disa janë mbrojtur në heshtje.

Dje në Preshevë mijëra shqiptarë protestuan kundër këtyre arrestimeve.
XS
SM
MD
LG