Ndërlidhjet

logo-print

Çeki: "Karta të gjelbërta" për qytetarët jashtë BE-së


Prej 1 janarit, qytetarët e dhjetra vendeve do të mund të aplikojnë për të ashtuquajturat "karta të gjelbërta" në Republikën e Çekisë.

Dokumenti është kombinim i lejes së punës dhe leje qëndrimit.

Lista e vendeve, të cilën sot e bëri publike ministria e brendshme, i përfshin Ukrainën, Bosnjen, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, por jo edhe Kosovën, si dhe vendet që nuk janë anëtare të BE-së, si Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

Zotëruesit e Kartave të gjelbërta do të kenë të drejtën të jetojnë dhe të punojnë në Republikën e Çekisë deri në tre vjet në punët që nuk i bëjnë çekët apo qytetarët tjerë të BE-së.
XS
SM
MD
LG