Ndërlidhjet

Tajlandë: Kryeministri anulon fjalimin nga protestat


Kryeministri i ri i Tajlandës, Abhisit Vejjajiva, është detyruar ta anulojë fjalimin e tij të parë për shkak se protestuesit anti-qeveritarë e bllokuan parlamentin.

Qindra ithtarë të ish kryeministrit Taksin Shinawatra, sot i mbyllën portat e parlamentit pas tubimit të madh që të dielën e mbajtën në Bangkok.

Fjalimi i kryeministrit të ri Abhisit është shtyrë për të martën.

Zgjedhja e tij në fillim të këtij muaji pasoi protestat 6 mujore të një grupi kundërshtarësh të ish kryeministrit Thaksin, i cili i bllokoi aeroportet e Bangkokut.
XS
SM
MD
LG