Ndërlidhjet

logo-print

Tirana dënon dhunën e ushtruar në Preshevë


Ministria e Punëve të Jashtme së Shqipërisë, i cilëson si veprime me prapavijë dhe paragjykime etnike, arrestimet dhe krijimin e situatës së rënduar në Preshevë.

Sipas një deklarate për shtyp, në Preshevë ka përdorim disproporcional të forcës, dhe është ushtruar dhuna policore ndaj familjarëve të arrestuarve, përfshirë këtu gra, fëmijë dhe pleq, si dhe janë bastisur objektet.

Duke dënuar dhunën e ushtruar, Ministria e Jashtme vlerëson se transparenca e plotë e të gjithë akteve dhe veprimeve të autoriteteve të Beogradit në lidhje më këtë ngjarje, është tejet e rëndësishme.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen se tensionime të tilla ndëretnike nuk janë në interes të zhvillimeve pozitive në rajonin tonë, dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të monitorojnë nga afër situatën e të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
XS
SM
MD
LG