Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon ofensivën në Gaza


Izraeli ka vazhduar bombardimin e caqeve të Hamasit në Rripin e Gazës. Së paku 10 njerëz janë vrarë mëngjesin e sotëm, pasi u bombarduan ndërtesat qeveritare në Gaza. Zyrtarët spitalorë kanë thënë se numri i të vdekurve, që nga përshkallëzimi i dhunës tri ditë më parë, ka arritur në 350, ndërkaq qindra të tjerë janë plagosur.

Kombet e Bashkuara thonë se në mesin e viktimave janë së paku 62 civilë të vrarë. Dje, katër izraelitë, përfshirë një ushtarë, janë vrarë nga sulmet me raketa të Hamasit. Zyrtarët izraelitë thonë se qëllimi i ofensivës është ndalja e të gjitha sulmeve me raketa nga Gaza, që kërcënojnë qytetarët e Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, u bëri thirrje liderëve botërorë të ndikojnë në ndaljen e dhunës.

Aleati i Izraelit, Shtetet e Bashkuara, thanë se e kuptojnë nevojën e Izraelit për të mbrojtur veten. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i bëri thirrje Hamasit t'i ndalë sulmet me raketa në territorin e Izraelit dhe të pajtohen me armëpushim.
XS
SM
MD
LG